Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, doli sot në një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare.
Ai u shpreh se ekonomia, punësimi dhe pagat po rriten. Kurse Inflacioni është në nivele të ulta, edhe pse në rritje të lehtë në tremujorin e dytë.
“Megjithëse pasiguritë në ambientin e huaj janë të larta, ekonomia pritet të rritet. Inflacioni pritet të kthehet në objektiv më gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Inflacioni bazë është rritur lehtë nga 2.4% në 2.6% në tremujorin e dytë. Rritja e inflacioni u diktua nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe e qirave”, u shpreh ai ndër të tjera.
Sejko shpjegoi edhe faktorët që mbajnë rritjen ekonomike në vend, ku bien në sy rritja e nivelit të turizmit, kurse bujqësia shkon në pikiatë.
“Rritja ekonomike është mbështetur nga konsumi dhe shërbimet. Ndërtimi dhe turizmit po rriten ndërsa bujqësia vijon rënien. Rritja e ndërhyrjeve në tregun valutor ka ndihmuar në forcimin e kursit të këmbimit”, tha guvernatori.



