back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetGodina e News 24 në rrethim/ Kërkohet zgjidhje me dialog jo me...

Godina e News 24 në rrethim/ Kërkohet zgjidhje me dialog jo me forcë

Policia e Shtetit ka rrethuar mëngjesin e sotëm ambientet ku operojnë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, duke ndaluar hyrjen e gazetarëve në redaksi. Veprimi, thuhet se është ndërmarrë pa një vendim gjykate të bërë publik dhe pa paralajmërim zyrtar, ndërsa është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në godinë.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) e ka cilësuar këtë një “shkelje flagrante të lirisë së medias dhe demokracisë”, duke kërkuar që qasja e gazetarëve në ambientet e punës të rikthehet menjëherë dhe çdo mosmarrëveshje të zgjidhet me dialog, jo me forcë.

Organizata rajonale “SafeJournalists” ka paralajmëruar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për pavarësinë e medias në Shqipëri.

Ende nuk ka një deklaratë të detajuar nga autoritetet për arsyet e ndërhyrjes, ndërsa situata vijon të tensionohet përpara godinës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat