back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNews24 në “blackout/ Godina e pretenduar nga KAYO për fabrikë armësh

News24 në “blackout/ Godina e pretenduar nga KAYO për fabrikë armësh

Transmetimi i televizionit informativ News24 është ndërprerë totalisht pas një ndërhyrjeje të forcave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar godinën dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke bllokuar për rrjedhojë edhe sinjalin e transmetimit.

Godina ku ndodhet News24, pronë e sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu dhe pjesë e grupit Focus Media, është lënë bosh, ndërsa dhjetëra gazetarë dhe punonjës të medias janë mbetur jashtë ambienteve të punës. Në këtë godinë ndodhen gjithashtu redaksitë e BalkanWeb, gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në krye të këtij operacioni është ish-kryepolici Ardi Veliu, aktualisht drejtues i shoqërisë KAYO, e cila pretendon se është pronare e godinës. Ai ka deklaruar se ambientet do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së parë shqiptare për prodhimin e armëve.

Nga ana tjetër, News24 e ka cilësuar këtë veprim si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës kushtetuese për informim, duke paralajmëruar për një precedent të rrezikshëm që synon censurimin e zërave kritikë.

Në një deklaratë zyrtare, televizioni bën thirrje për reagim urgjent nga partitë politike, shoqëria civile, organizatat mediatike dhe ambasadat në Tiranë, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të transmetimit dhe respektimin e lirisë së fjalës.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh alarm për ngjarjen dhe e konsideron ndërprerjen e transmetimit dhe ndërhyrjen policore si shkelje flagrante të parimeve demokratike dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat