Mario Balotelli ka dhënë një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, ku foli për karrierën e tij, ëndrrat e papërfunduara dhe jetën personale.
Një nga kujtimet më të veçanta për të mbetet periudha e shkurtër në akademinë e të rinjve të Barcelonës, ku veshi fanellën blaugrana vetëm për një turne.

Gjatë atyre ditëve në La Masia, Balotelli i ri spikati duke shënuar tetë gola në tre ndeshje, por qëndrimi i tij u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve financiare mes klubit dhe përfaqësuesve të tij, duke e çuar në fund te transferimi te Interi.
“Dua të luaj edhe për dy ose tre vjet të tjera. Pastaj, do ta përfundoj karrierën bashkë me vëllain tim, Enock. Por po, ëndrra ime është të luaj për Real Madridin”, theksoi ai.

Lojtari i lindur në Palermo foli edhe për gjendjen aktuale të futbollit, duke kritikuar mungesën e lojës kreative dhe dueleve një kundër një, si dhe mungesën e sulmuesve italianë të nivelit të lartë.