Biznesmeni dhe botuesi i disa mediave, Irfan Hysenbelliu, raportohet se është kërcënuar së bashku me familjarët e tij. Televizioni informativ që ai drejton njofton se kërcënimi ka ardhur nga një person i denoncuar më parë për dyshime korrupsioni nga emisionet investigative të News24.
Sipas mediave të Hysenbelliut, ky shtetas dyshohet të ketë lidhje të ngushta me nivele të larta të qeverisjes. Avokatët e familjes do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar provat që konfirmojnë kanosjen.
Në një reagim, familja Hysenbelliu rikonfirmon mbështetjen e plotë për gazetarët dhe stafin e News24 dhe Panorama Grup, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë punën e tyre pa u shqetësuar dhe të raportojnë denoncimet e korrupsionit.
Mediat e tij nuk japin detaje të mëtejshme mbi formën apo mënyrën e kërcënimit.