back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMë pak burokraci, më pak kosto/ CAP me Kodin 95 në lejen...

Më pak burokraci, më pak kosto/ CAP me Kodin 95 në lejen e drejtimit

Një lajm i mirë vjen për drejtuesit profesionistë të mjeteve. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të mërkurën se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) nuk do të lëshohet më si dokument më vete, por do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit përmes Kodit 95.

“Një tjetër hap drejt modernizimit dhe thjeshtimit të shërbimeve. Ky ndryshim jo vetëm që thjeshton procedurat administrative, por gjithashtu ul kostot për qytetarët”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

CAP është dokument i detyrueshëm për drejtuesit profesionistë të mjeteve dhe shërben si pjesë e dokumentacionit të qarkullimit. Deri më tani, ai lëshohej veçmas nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndërsa me ndryshimin e ri do të jetë pjesë e patentës.

Certifikata ndahet në dy lloje: CAP për transportin e mallrave dhe CAP për transportin e udhëtarëve, dhe mbetet e vlefshme vetëm për drejtimin e mjeteve që përputhen me kategoritë e lejes së drejtimit të poseduesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat