back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Kur të flas unë, ti do jesh lajmi i fundit”/ Kë po...

“Kur të flas unë, ti do jesh lajmi i fundit”/ Kë po paralajmëron Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, ka një tjetër mesazh në rrjetet sociale.  Ai ka zgjedhur përsëri, TikTok-un të cilin e ka si mjet komunikimi për te derguar mesazhe njerëzve te tij.

Në videon e publikuar, Veliaj shfaqet me pamje nga aktivitetet e ndryshme të punes të tij si kryebashkiak, ndërsa shoqërohet me një mbishkrim që ngjan si paralajmërim:

“Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit.”

Nuk dihet ende se kujt i drejtohet ky mesazh dhe me çështjen lidhet paralajmërimi i, por ai lë të  kuptohet se ai në të ardhmen e mundshme mund t’i haje koken dikujt.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat