back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 29 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësia3000 euro, Audi dhe 4 celularë/ Si u kap korrupsioni në IMT

3000 euro, Audi dhe 4 celularë/ Si u kap korrupsioni në IMT

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar më 27 gusht ndaj disa punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Mbi ta rëndojnë akuzat e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

Si vepruan të dyshuarit

Hetimet kanë treguar se Geraldo Fuçia, Klajdi Zhilla dhe Edmond Çela, gjatë kontrolleve në subjekte komerciale për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, kanë kërkuar para nga pronarët e lokaleve që të mos hiqnin çadrat ose tendat që zinin hapësirat publike rreth bizneseve.

Sekuestrime gjatë operacionit

Policia njofton se gjatë operacionit janë sekuestruar:

3,000 euro dhe 27,000 lekë, të dyshuara si përfitime nga korrupsioni;

Një automjet tip “Audi A6”;

4 celularë që do të përdoren si prova materiale në hetim.

Hetimet e mëtejshme vijojnë nga SPAK, ndërsa punonjësit e IMT-së do të përballen me procedimet ligjore përkatëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat