back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia"Shqipëria më e varfër, oligarkët më të pasur"/ Tabaku denoncon qeverinë

“Shqipëria më e varfër, oligarkët më të pasur”/ Tabaku denoncon qeverinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se ka krijuar një sistem ekonomik që favorizon vetëm një pakicë të lidhur me pushtetin, duke zhytur vendin në krizë.

Sipas Tabakut, problemi kryesor nuk është vetëm rënia e treguesve ekonomikë, por edhe humbja e besimit të qytetarëve tek ekonomia dhe e ardhmja e tyre.

“Një vend ku qytetarët ndihen të pasigurt për jetën e tyre ekonomike, është një vend që nuk ka asnjë shans të ndërtojë mirëqenie. Ky është bilanci i 12 viteve të qeverisë Rama: shqiptarët më të varfër, oligarkët më të pasur,” tha Tabaku.

Deputetja demokrate paralajmëroi se nëse sistemi nuk ndryshon dhe nuk merren masa për të mbrojtur shtresën e mesme dhe punën, vendi rrezikon të mbetet peng i një ekonomie të deformuar që shërben vetëm për një pakicë në pushtet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat