back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTë dhënat e Eurostat në gojën e Berishës/ "Shqipëria, vendi me hendekun...

Të dhënat e Eurostat në gojën e Berishës/ “Shqipëria, vendi me hendekun më të madh të pagave”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka cituar sot të dhëna të Eurostat-it për të denoncuar “hendekun më të madh në Europë” midis rrogës minimale dhe asaj maksimale në Shqipëri.

Sipas Berishës, rroga minimale ka mbetur e ngrirë në 408 euro që nga viti 2023, ndërkohë që pagat e larta në sektorin publik janë rritur me 30-40%.

“Altin Troplini merr 7 mijë euro në muaj – 15 herë më shumë se një punëtor me pagë minimale. Ky është një abazhim”, tha Berisha, duke e quajtur këtë situatë “damkose” për ekipin drejtues.

Ish-kryeministri e drejtoi kritikën edhe te kryeministri Edi Rama: “Edi Rama përcaktoi pension minimal për veten e tij prej 4 mijë euro – 10 rroga minimale! Kjo është pashpirtësi dhe amoralitet i plotë”.

Berisha theksoi se hendeku në Shqipëri është “ndër më të thellët në botë” dhe e lidhi me “parime çnjerëzore” në politikat e pagave të qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat