back to top
4.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetIsh-kryeministri: McGonigal takoi Ramën në Shqipëri dhe Nju Jork

Ish-kryeministri: McGonigal takoi Ramën në Shqipëri dhe Nju Jork

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për median se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm përshkruan Charles McGonigal si një “agjent të paregjistruar” dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me të.

Berisha tha se McGonigal është takuar me Ramën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Nju Jork, dhe se marrëdhëniet mes tyre janë shndërruar në një “miqësi të kthyer në bashkëpunim kriminal”.

“Raporti i inspektorit të Përgjithshëm kishte dy tipare shumë të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh. Së pari, zbulonte me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez me Dorian Duçkën. Se për rus, dihej ai. Së dyti, zbulonte një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito-afrikan, senegalez apo se nga ishte, të cilët sot janë enturazhi i Edi Ramës, me shumë-shumë gjasa. Inspektori i përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri dy herë dhe në Nju Jork një herë me Edi Ramën, për të cilin miqësia me McGonigal ishte publikisht një krenari,” u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat