Ambasadori i bashkimit Europian Sivlio Gonzato i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend.
Sipas tij, progresi për të mirën e Shqipërisë nuk është vetëm detyrë e mazhorancës dhe Opozita duhet ta kryejë rolin e saj brenda Kuvendit
Ai nuk ka pranuar të komentojë protestën e Opozitës, duke thënë se gjithçka e keni në raport.
“Parlamenti është një vend shumë i rëndësishëm. Duhen marrë të gjitha reformat për të përmirësuar progresin. Progresi për të mirën e Shqipërisë nuk është vetëm detyrë e mazhorancës. Opozita ta kryejë rolin e saj brenda Kuvendit. Nuk dua të komentoj për protestën e opozitës. Lexoni raportin është gjithçka aty. Shpresoj të bëjnë detyrën brenda Kuvendit”, tha ai.