KreuDrejtësiaIlir Beqaj refuzon gjykimin e shkurtuar në çështjen e Sterilizimit

Ilir Beqaj refuzon gjykimin e shkurtuar në çështjen e Sterilizimit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë, në lidhje me çështjen e Sterilizimit.

Gjatë seancës së sotme, Beqaj u shpreh se akuza e re, e rikualifikuar nga gjykata, nuk i është komunikuar asnjëherë, duke shtuar se i është komunikuar vetëm akuza për “shpërdorim detyre”.

Ai refuzoi të përfshihej në gjykimin e shkurtuar, duke pretenduar pafajësi dhe duke kundërshtuar disa akte të dosjes së SPAK. Ndërkohë, 8 të pandehurit e tjerë që pranuan akuzat po procesohen me gjykim të shkurtuar, përfshirë ish-zëvendësministrin Klodian Rrjepaj.

Sipas procedurës, Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, duke kërkuar qartësi dhe saktësi në formulimin e akuzave ndaj tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat