back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetPS hap fushatën për zgjedhjet në kryeqytet/ Rama: Rivali i opozitës pritet...

PS hap fushatën për zgjedhjet në kryeqytet/ Rama: Rivali i opozitës pritet të humbasë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste, duke theksuar nevojën për të nisur menjëherë përgatitjet për zgjedhjet e reja në Tiranë.

Rama u shpreh se kandidatura e Ogerta Manastirliut është mirëpritur nga të gjithë socialistët dhe se tani është radha e saj për të drejtuar Bashkinë e kryeqytetit. “Puna jonë është të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun në Bashkinë e Tiranës, sepse Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht me një Tiranë pa krye”, tha Rama.

Ai shtoi se fokusi i PS duhet të jetë në drejtësi dhe qeverisje, jo në karikatura apo gjysmë të vërteta, duke paralajmëruar se kandidati i duhur dhe organizimi i duhur do të sjellin rezultatin e duhur në zgjedhje.

Rama e përshkroi Manastirliun si të aftë për të udhëhequr bashkinë me qetësi dhe profesionalizëm, duke theksuar se çdo rival i mundshëm nga partitë e tjera do të përballet me humbje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat