back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNgjela: Shkarkimi ishte i domosdoshëm/ "Veliaj gaboi që s’dha dorëheqjen"

Ngjela: Shkarkimi ishte i domosdoshëm/ “Veliaj gaboi që s’dha dorëheqjen”

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, duke e cilësuar si një hap të domosdoshëm për funksionimin e bashkisë.

“PS-së ja kërkon ligji dhe s’mund të rrijë kryeqyteti pa kryetar. Ai bëri gabim që nuk dha dorëheqjen, është nën akuzë dhe prokurori e di që ka forcë të manipulojë provat. Nuk arrestohet një kryebashkiak pa prova”, tha Ngjela, në emisionin “Frontline”.

Megjithatë, ai ngriti edhe dilemën për pasojat e mundshme nëse Veliaj shpallet i pafajshëm.
“Rama ka të drejtë ta pushojë, ai ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës. Por çfarë do të ndodhë nëse merr pafajësi? Kush do të përgjigjet?”, u shpreh avokati, duke shtuar se shkarkimi është bërë për të shmangur rrezikun e devijimit të provave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat