back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMërtiri: Sali Berisha ka kthyer PD-në në parti të pabesueshme/ "Kandidatët nuk...

Mërtiri: Sali Berisha ka kthyer PD-në në parti të pabesueshme/ “Kandidatët nuk duan të kandidojnë”

Analisti Ergys Mërtiri komentoi situatën politike në Partinë Demokratike dhe zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se kryetari i PD-së, Sali Berisha, po mbron individët që preken nga hetimet e SPAK dhe po pengon zhvillimin e zgjedhjeve në kryeqytet.

“Berisha gjen aleatë dhe mbron këdo që është duke u hetuar nga SPAK. Ai ka kthyer Partinë Demokratike në një forcë të pabesueshme. Demokratët janë lodhur, kandidatët nuk duan të kandidojnë, sepse e dinë që zgjedhjet do të humbasen dhe se interesi i Berishës nuk është të mundë Ramën, por të qëndrojë ai në krye të partisë”, tha Mërtiri.

Analisti theksoi se Berisha nuk ka interes të nxjerrë kandidat për Tiranën, pasi e di që PD-ja nuk ka shanse të fitojë dhe zgjedhjet do të ishin të humbura. Ai theksoi se Sali Berisha ka kthyer PD-në në një parti të marrëzishme dhe ka humbur besimin e demokratëve.

Për këtë arsye, Mërtiri sugjeroi se nëse opozita do ta marrë seriozisht garën për Bashkinë e Tiranës dhe dëshiron të sfidojë Ogerta Manastirliun, duhet të zgjedhë një kandidat jashtë ndikimit dhe “hijes” së Berishës.
“Duhet kërkuar jashtë PD. Kandidati duhet të vijë nga jashtë sferës së Berishës, sepse interesi i tij nuk është të mundë Ramën, por të sigurojë pozicionin e tij brenda partisë”, u shpreh ai.

Mërtiri e cilësoi këtë situatë si një sfidë serioze për opozitën, duke nënvizuar se për të arritur një betejë reale me PS-në, opozita duhet të veprojë përtej interesave personale të liderëve dhe të vendosë përpara interesin qytetar dhe politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat