Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në “Vila 30” kryetarët e komisioneve parlamentare së bashku me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Raportohet se në takim kanë marrë pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. Mbledhja zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe fokusi ishte bashkërendimi i punëve parlamentare dhe koordinimi i grupit të PS-së në Kuvend.
Sipas vendimeve të fundit, Partia Socialiste do të drejtojë 7 nga 11 komisionet e përhershme parlamentare, ndërsa 4 të tjera janë caktuar për opozitën.



