back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShqipëria hap dyert për industrinë e avionëve/ Mundësi punësimi dhe praktika të...

Shqipëria hap dyert për industrinë e avionëve/ Mundësi punësimi dhe praktika të paguara

Brenda javës së dytë të tetorit, Shqipëria do të presë një nga kompanitë më të njohura ndërkombëtarisht për mirëmbajtjen e avionëve, e cila do të nisë rekrutimin e 40 punonjësve të parë dhe do të vendosë hangarët e saj në Aeroportin e Vlorës.

Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me Rektorin e Universitetit Politeknik, për aftësimin profesional të studentëve përmes praktikave të paguara të punës.

“Më 10 tetor, kompania italiane e ekselencës do të vijë për të nisur intervistat dhe për të rekrutuar 40 punonjësit e parë, të cilët do të hyjnë në një industri krejt të re për vendin tonë, industrinë e mirëmbajtjes së avionëve. Të gjithë punonjësit e parë do të jenë shqiptarë,” tha Balluku.

Përveç rekrutimeve, marrëveshja parashikon praktika të paguara për studentët. Faza e parë do të përfshijë 10 praktikantë me kohë të plotë, ndërsa faza e dytë do të zgjasë me 15 të tjerë, varësisht ecurisë së projektit. Studentët e diplomuar do të kenë praktikë 6-mujore, ndërsa ata në vitin e fundit të studimeve do të përfshihen për 3 muaj. Përveç detyrave në kompani, praktikantët do të vizitojnë kantieret e ARRSH-së një herë në javë për të mësuar praktikat në terren.

Kryeministri Edi Rama theksoi se ky projekt është pjesë e përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare dhe për të ofruar studentëve mundësi që të marrin eksperienca si në nivel global:

“Duam të mbështesim çdo përpjekje të hapur ndaj botës dhe t’u krijojmë mundësi studentëve të marrin eksperienca këtu sikur të ishin jashtë. Përveç kësaj, është po kaq e domosdoshme të mbështesim universitetin me laboratorët e nevojshëm, në mënyrë që ndryshimi epokal që po ndodh të përfshijë fuqishëm dhe universitetin.”

Rama gjithashtu nxit pedagogët dhe studentët të përfshihen në projekte të inteligjencës artificiale, duke e konsideruar këtë si një nga mënyrat për të zhvilluar aftësitë dhe inovacionin në vend:

“Ne çdo universitet do të krijojmë sa më parë hapësira për të dhënë mundësi studentëve të investojnë dijen dhe kuriozitetin për inteligjencën artificiale. Ka pak rëndësi se ku ndodhet vendi në ranglistë; përmes teknologjisë bëhen kapërcime epokale që ndryshe nuk do të ishin të mundura.”

Sipas kryeministrit, në buxhetin e vitit të ardhshëm do të parashikohet një zë i veçantë për të mbështetur nismat e tilla inovative, duke forcuar lidhjen mes arsimit dhe industrisë dhe duke krijuar mundësi të reja punësimi për të rinjtë shqiptarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat