back to top
2.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetTension te “Ligjet/ Zbardhet debati mes deputetëve

Tension te “Ligjet/ Zbardhet debati mes deputetëve

Komisioni i Ligjeve dhe Administratës Publike u përfshi sot nga debate të ashpra gjatë shqyrtimit të çështjeve të rendit të ditës, ku përfshiheshin zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Pas hapjes se komisionit nga  kryetari Ulsi Manja dhe Damian Gjiknuri, debati mori kthesë kur deputeti i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, lidhur me dekretin e presidentit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Shkelja është brutale. Presidentin nuk e lënë më të ushtrojë detyrën, pamundësi për të bërë detyrën, ndaj nuk duhet të vazhdojë atë detyrë. Dekreti për zgjedhjet e Tiranës shkelje e ligjit dhe nul, e caktoi Rama! Presidenti Begaj duhet të ikë”, tha Bylykbashi.

Kryetari Manja ndërhyri duke i tërhequr vëmendjen që të mos dilte nga rendi i ditës dhe e ndërpreu përkohësisht. Megjithatë, Bylykbashi vazhdoi me akuzat duke theksuar se kryeministri kishte ndërhyrë në caktimin e datës së zgjedhjeve:

 “Janë në shkelje të ligjit dhe afateve. Kryeministri ka ndërhyrë dhe ka caktuar datën. Por e rëndësishme është se data e dekretuar është nul, sepse kemi ende çështjen në Kushtetuese. Presidenti mund të bëjë pirueta sa të dojë. Presidenti duhet të ikë, nuk duhet ta vazhdojë më atë detyrë. Gjykata Kushtetuese nuk të fal, në raste të tjera ka vepruar menjëherë. Ka shkelje të ligjit dhe kushtetutës nga Presidenti dhe Kryeministri”, ka vijuar me tej Bylykbashi.

Debati u tensionua më tej kur kaluan tek pika e projektligjit për menaxhimin e mbetjeve, i prezantuar nga Ministri i Mjedisit.

Manja ndërhyri sërish duke i prerë fjalën Bylykbashit.

Bylykbashi: Më lër të mbaroj, zbato rregulloren.

Manja: “Jo, nuk ke për ta mbaruar, ke një orë që flet…”/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat