back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNuk jam i PD, as krijesë e saj”/ Ermal Hasimja vendos kushtet...

Nuk jam i PD, as krijesë e saj”/ Ermal Hasimja vendos kushtet për garën në Tiranë

Një nga emrat e përfolur si kandidat i mundshëm i opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Ermal Hasimja, ka sqaruar pozicionin e tij, duke pohuar se ka ambicie dhe dëshirë për të garuar, por vetëm nëse gjen dakordësi mbi vizionin e tij për kryeqytetin.

Hasimja tha se Tirana është kthyer në një kantier për pastrim parash dhe ndërtime kullash, duke theksuar se nuk është menaxhuar në interes të qytetarëve.

“48 orë më parë as unë nuk e dija, edhe pse kisha dëgjuar që përmendej emri im. A kam pasur ambicie apo dëshirë? Po. Gjërat personale i kemi zgjidhur, s’jam njeri që merrem me tendera apo vjedhje. Tirana sot është kthyer në një kantier për pastrim parash dhe ndërtime kullash. Nuk është menaxhuar për qytetarët, por për interesat e një grupi njerëzish që nuk e çajnë kokën për këtë qytet”, u shpreh ai.

Hasimja shtoi se nuk do të pranonte të kandidonte thjesht për të ndarë pushtetin ndryshe, por vetëm nëse opozita bashkohet rreth ideve të tij për Tiranën.

“Nëse mendojnë që duhet të pastrojmë administratën duke hequr të gjithë socialistët nga puna, nuk është kjo ajo që unë besoj. Ose nëse mendojnë të ndajmë tenderat ndryshe, sërish nuk është vizioni im. Do t’i futesha kësaj gare vetëm nëse pjesa më e madhe e opozitës është pas kësaj gjëje, nëse do binte dakord me mua për disa ide për Tiranën”, tha ai, në emisionin “Log”.

Ai pranoi se situata nuk është ideale për të kandiduar, për shkak të afatit të shkurtër për fushatë, por theksoi se vendimi i tij do të varet nga uniteti i opozitës dhe nga gatishmëria e saj për të mbështetur një vizion ndryshe.

“Nuk jam i PD, s’jam as pronë e PD dhe as krijesë e saj. Ca kam bërë i kam krijuar vetë. I kam rezistuar tundimit prej 30 vitesh për të mos u larguar nga ky vend”, tha Hasimja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat