Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka folur rreth zgjedhjeve lokale dhe fazës së re të fushatës në Maqedoninë e Veriut.
Kasami theksoi se prioriteti i tij është zhvillimi afatgjatë i qytetit, me projekte konkrete që përfshijnë ndërtimin e objekteve arsimore, qendrave sportive e kulturore, si dhe transformimin e Tetovës në një qytet modern dhe evropian.
Duke iu përgjigjur kritikave të kundërshtarëve politikë, ai u shpreh se gjendja aktuale është rezultat i qeverisjes së tyre shumëvjeçare: “Ata kanë qenë në pushtet për 11 vite, dhe gjendja aktuale është pasojë e atyre 20 viteve të qeverisjes së tyre”.
Sa i përket zhvillimeve brenda koalicionit shqiptar VLEN, Kasami mohoi se ekziston ndonjë përçarje serioze, duke e cilësuar situatën të qëndrueshme. “Situata është shumë e mirë, përkundër dëshirës së Ali Ahmetit për të krijuar përçarje, por ajo përçarje është reflektuar te vetë ai”, tha kryetari i Tetovës, në një lidhje live për Euronews Albania./ E.S