back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizRomanca e Sydney Sweeney me Scooter Braun po lulëzon

Romanca e Sydney Sweeney me Scooter Braun po lulëzon

Romanca midis Sydney Sweeney dhe Scooter Braun duket se po forcohet.

Ylli i “Euphoria”, 28 vjeçe, dhe manjati i muzikës, 44 vjeç, u panë të kapur për dore duke shkuar në një ndërtese zyrash në New York të dielën pasdite.

Sweeney u shfaq me fund të shkurtër gri dhe bluzë me vija, ndërsa Braun veshi një xhaketë të errët dhe bluzë të bardhë, shkruan DailyMail.

Çifti duket se ka qenë shumë i lidhur që nga takimi i tyre veror në dasmën veneciane të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, dhe raportimet tregojnë se marrëdhënia e tyre është serioze.

Ata kaluan fundjavën e Ditës së Punës në liqenin Tahoe dhe Sweeney e prezantoi Braun me prindërit e saj, duke treguar që lidhja po ecën me hapa të sigurt.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat