back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPresidenti i tronditur: Ky akt i tmerrshëm godet vetë themelet e sistemit

Presidenti i tronditur: Ky akt i tmerrshëm godet vetë themelet e sistemit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar i tronditur pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.

Kreu i shtetit e ka cilësuar atentatin si një akt makabër dhe të patolerueshëm, i cili nuk është thjesht sulm ndaj një gjyqtari, por goditje e rëndë ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë dhe paqes sociale.

“Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale,” – deklaroi Presidenti Begaj.

Ai shtoi se, në emër të shtetit, u gjendet pranë familjes së të ndjerit, kolegëve të tij dhe gjithë trupës gjyqësore, duke shprehur solidaritetin e plotë të shqiptarëve për humbjen e rëndë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat