Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro drejt vendeve të Bashkimit Europian me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si brenda BE-së.
Shqipëria është bërë anëtare e plotë e SEPA-s (Zona e Pagesave të Vetme në Euro), çka i jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve të paguajnë komisione të barabarta me transfertat brenda vendit.
Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë të zbatimit, kursimet për qytetarët dhe bizneset shqiptare do të arrijnë rreth 20 milionë euro.
Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm drejt integrimit financiar të Shqipërisë me tregun europian, duke lehtësuar qarkullimin e parasë, ulur kostot dhe rritur efikasitetin e shërbimeve bankare.



