back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Kodet i bëjnë profesorët, ky proces kërkon kujdes të madh"/ Olsian Çela...

“Kodet i bëjnë profesorët, ky proces kërkon kujdes të madh”/ Olsian Çela flet pa dorashka

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka shprehur kritika të forta ndaj draftit të Kodit të Ri Penal, i prezantuar së fundmi nga deputeti Ulsi Manja, gjatë raportimit tek Komisioni i Ligjeve. Ai theksoi se nuk ka kohë dhe kapacitete për një analizë të thelluar të 900 e ca dispozitave që përmban kodi.

“Sot nuk ka asnjë prokuror në gjendje të bëjë një analizë të 900 e ca dispozitave që ka Kodi i ri. Nuk ka kohë. Nëse ka 400, 500, 600 dosje, si mund të japë një mendim profesional një prokuror në pak orë mbi draftin?” – tha Çela.

Kryeprokurori kritikoi gjithashtu mungesën e vizionit dhe problematikat teknike të draftit, duke theksuar se procesi është formal dhe jo thelbësor, çka mund të pengojë një kritikë serioze mbi Kodin e Ri Penal.

“Kemi kaluar nga një kod me 400 e ca nene, në një draft me 900 e ca nene. Në këto 500 nene shtesë, paskemi udhëtuar në një paligjshmëri të madhe ku shumë veprime që më parë nuk ishin të dënueshme, tani do të dënohen,” – shtoi Çela.

Ai paralajmëroi gjithashtu se drafti duhet hartuar nga profesionistë të kualifikuar dhe duhet të marrë parasysh nevojat e praktikantëve, pritshmëritë e shoqërisë dhe praktikat më të mira botërore.

“Para se të nisë puna, duhet të vizitojmë draftin. Cili është vizioni i Parlamentit, cili është vizioni i qeverisë, çfarë detyrash i lihet draftuesve të kodit? Çfarë do të bëjmë me politikat për drogat, dhunën në familje? Kodet i bëjnë profesorët, ky proces kërkon kujdes të madh,” – deklaroi Kryeprokurori.

Çela nënvizoi se për një analizë të plotë dhe përmirësime reale, duhet ngritur një grup pune i specializuar, pasi asnjë prokuror nuk ka kohë dhe kapacitete për ta bërë këtë në mënyrë të duhur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat