KreuDrejtësiaGjykataGjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën/ Rrëzon rekursin e dytë...

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën/ Rrëzon rekursin e dytë për liri

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kështu rekursin e dytë të paraqitur nga avokatët e tij për zëvendësimin e saj me një masë më të butë.

Meta kishte kërkuar ndryshimin e masës, duke pretenduar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e arrestit me burg. Megjithatë, Gjykata e Lartë ka vlerësuar se vendimi i shkallëve më të ulëta është i bazuar dhe se rrethanat që çuan në caktimin e masës mbeten të njëjta.

Ish-presidenti akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. Çështja ndaj tij po hetohet nga strukturat e posaçme antikorrupsion, ndërsa Meta ka mohuar akuzat duke i quajtur ato të motivuara politikisht.

Në vijim pritet që SPAK të përfundojë hetimet dhe të vendosë nëse do ta dërgojë dosjen për gjykim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat