back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaÇmime të reja për apartamentet nga janari/ Deri në 200 mijë lekë...

Çmime të reja për apartamentet nga janari/ Deri në 200 mijë lekë për metër katror

Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për apartamentet dhe njësitë tregtare në të gjithë vendin, me vlera që në disa zona pritet të arrijnë deri në 200,000 lekë për metër katror.

Kjo rritje do të shoqërohet me ndryshime në taksën e pronës, që pritet të jetë më e ndjeshme në zonat më të kërkuara, sidomos në qytetet bregdetare dhe në Tiranë.

Sipas pedagoges Merita Toska, çmimet e reja pasqyrojnë diferencat e ndjeshme në kërkesën për prona midis zonave të ndryshme të vendit.

“Në Tiranë, Durrës e Vlorë kërkesa është e pandalshme, ndërsa në bashkitë periferike mbetet shumë e ulët,” – tha ajo.

Një nga risitë e vendimit është rritja e numrit të zonave kadastrale nga 65 në 119, duke synuar përafrimin më të saktë të çmimeve me realitetin e tregut.

“Kjo do të rrisë saktësinë e vlerësimit të çmimeve të referencës për t’iu afruar vlerës reale të tregut,” – theksoi Toska.

Megjithatë, ekspertja nënvizoi se taksimi mbi çmimet e tregut mbetet i pamundur në kushtet aktuale.

“Do të kërkonte që kadastra fiskale të përditësonte vazhdimisht vlerat e pasurive të paluajtshme, gjë që është shumë e vështirë,” – shtoi ajo.

Sipas saj, çmimet e banesave po rriten me ritme të shpejta, shpesh të shkëputura nga parimet e kërkesës dhe ofertës.
Zbatimi i taksës së pronës shihet si një burim i rëndësishëm të ardhurash për bashkitë, megjithatë me sfida të mëdha në mbledhje.

“Problemi më i madh i bashkive është se sa arrijnë ta mbledhin këtë taksë nga qytetarët,” – deklaroi Toska.

Aktualisht, të ardhurat nga taksa e pronës përbëjnë vetëm 0.5% të PBB-së, shumë poshtë objektivave të vendosura në strategjinë e decentralizimit, duke reflektuar dobësi në performancën e financave vendore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat