back to top
15.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRotacion i heshtur në shëndetësi/ Posti që i besohet ish-deputetes së PD-s

Rotacion i heshtur në shëndetësi/ Posti që i besohet ish-deputetes së PD-s

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji, është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjergji përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se marrja e detyrës nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim profesional dhe njerëzor.

“Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Profesioni im është thirrje, jo pozicion”, shkruan ajo.

Gjergji shprehet se e konsideron drejtimin e spitalit si një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri, duke theksuar se qëllimi i saj është përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe forcimi i dinjitetit të sistemit mjekësor.

“Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike,” shton ish-deputetja.

Në mbyllje, ajo falënderon për besimin e dhënë dhe premton angazhim të përditshëm në shërbim të pacientëve dhe stafit mjekësor.

“Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor,” shkruan Gjergji.

Emërimi i Zheni Bebi Gjergjit vjen pas një periudhe gjatë së cilës ajo ka qenë e angazhuar si profesioniste në fushën mjekësore, ndërkohë që më herët ka mbajtur detyrën e deputetes së Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat