back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetReforma zgjedhore: Si do të përfshihen partitë e vogla

Reforma zgjedhore: Si do të përfshihen partitë e vogla

Në kuadër të 30-vjetorit të partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit me Komisionin e Venecias, u zhvillua sot një tryezë e përbashkët mbi reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.

Në këtë takim, Damian Gjiknuri, nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, bëri të ditur se shumë shpejt Kuvendi do të miratojë komisionin për reformën zgjedhore, duke përfshirë përfaqësi edhe nga partitë e vogla.

“Jemi përpara faktit që shumë shpejt do të fillojmë një Reformë të re Zgjedhore dhe jam i bindur që në ditët në vijim Kuvendi do të miratojë një komision të përbashkët në traditën e asaj që kemi pasur, me konsensus, me bashkëkryesim dhe një dëshirë për të gjetur darkodësi për shumë problem. Së fundmi kemi rënë dakord edhe në lidhje me ato vërejtje që u ngritën në lidhje me përfaqësimin në reformën zgjedhore ku shumica dhe opozita do të ketë një përfaqësim të barabartë. Do të ketë përfaqësi edhe nga partitë e vogla që janë pjesë e kuvendit, por që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare, por duke ruajtur një balancë për të ruajtur ekuilibrin shumicë-pakicë”, tha Gjiknuri.

Ai shtoi se komisioni do të adresojë një sërë çështjesh të rekomanduara nga OSBE-ODIHR, përfshirë financimet për partitë gjatë fushatave zgjedhore. Gjiknuri theksoi gjithashtu sfidën që krijohet nga praktika e Shqipërisë për të kërkuar pas çdo raundi zgjedhjesh opinione të Komisionit të Venecias:

“Fakti që ne pas çdo palë zgjedhje kryejmë reformë zgjedhore, apo pas shumë çështjesh i drejtohemi tregojmë se si pacientë nuk vetëshërohemi, por kërkojmë gjithnjë një mjek”, deklaroi Gjiknuri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat