back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKonflikti mes prokurorit Ceka dhe avokatit Barjami/ ILD nis hetimet

Konflikti mes prokurorit Ceka dhe avokatit Barjami/ ILD nis hetimet

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Bajrami, i cili u lirua nga qelia pasditen e djeshme.

Barjami u ndalua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili pretendonte se ishte kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.

“Inspektorë të ILD-së kanë shkuar sot në Elbasan për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit,” bëhet me dije nga burimet zyrtare.

Avokati Barjami u ndalua dy ditë më parë, menjëherë pas kallëzimit të depozituar në prokurori nga Ceka. Megjithatë, Gjykata e Elbasanit vendosi ditën e djeshme lirimin e tij, duke argumentuar se nuk ekzistonte asnjë arsye për mbajtjen në izolim të avokatit.

“Gjykata konstatoi se nuk ka prova që të justifikojnë ndalimin dhe mbajtjen në qeli të avokatit Barjami,” thuhet në vendim.

Ky rast ka ngritur interes të veçantë për publikun dhe komunitetin juridik, ndërsa ILD po verifikon procedurat dhe ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga autoritetet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat