back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëYlli që i mbijetoi shpërthimit të vitit 1181

Ylli që i mbijetoi shpërthimit të vitit 1181

Fenomeni atipik ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve

Analizohet një shpërthim misterioz i ndodhur në univers në vititn 1181. Një supernova e titulluar SN1181 ndriçoi qiellin për rreth 6 muaj, e më pas u zhduk. Çka mbeti nga ai shpërthim është një yll I rikthyer në jetë, me formë të pazakonshme, dhe me detaje të pavrojtuara deri më sot nga shkenca.

Ylli që i mbijetoi shpërthimit të vitit 1181

Në bazë të konkluzioneve të grupit kërkimor nga Qendra e Astrofizikës amerikane Harvard& Smithsonian, është rindërtuar edhe imazhi i këtij ylli, ose çka la pas shpërthimi i vitit 1181.

Sipas autorëve, në publikimin e tyre në The Astrophisical Journal Letters, fillimisht ishte një yll I vogël dhe shumë kompakt dhe në raste të tilla, pas shpërthimit shkatërrohet plotësisht, por në këtë rast ka mbetur pas një pjese e yllit fillestar, fenomen që konsiderohet atipik, por edhe një asimetri e pazakontë.

Një event kozmik unik pra që shekuj më parë edhe u vrojtua gjatë nga paraardhësit tani, por që ngre pikepyetje të reja, e mbi të cilat shkencëtarët janë fokusuar tashmë./Klan news

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat