Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për largimin e ish-deputetes Zheni Gjergji nga Partia Demokratike, duke theksuar se çdo individ që shkel mbi besimin dhe mbështetjen e demokratëve automatikisht përjashtohet nga kjo forcë politike.
“Ky nuk është raporti im me individët, por raporti i tyre me ata që i kanë votuar dhe mbështetur. Të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë jashtë PD-së,” tha Berisha.
Ai shtoi se shumica e mbështetësve të këtyre individëve janë njerëz të zakonshëm, shpesh në kushte të vështira, që nuk i shërbejnë interesave të pakicës që ka marrë vendime për t’u larguar. Berisha theksoi se vendimet e tilla i shërbejnë vetëm interesave të pak individëve dhe partive të tjera, duke bërë një paralelizëm me “partinë e krimit” për ata që kalojnë në forca të tjera politike.



