back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetXhafaj kritikon rrjedhjet e sekretit hetimor në media

Xhafaj kritikon rrjedhjet e sekretit hetimor në media

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, adresoi sot në Kuvend disa nga sfidat dhe problematikat që po përballet sistemi i drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar rolin vendimtar të krijimit të SPAK dhe GJKKO në luftën kundër pandëshkueshmërisë dhe forcimin e barazisë para ligjit.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe rëndësia e pavarësisë së institucioneve është absolute, pavarësisht fuqisë politike. Krijimi i SPAK dhe GJKKO ka qenë hap vendimtar, duke ndryshuar kulturën e pandëshkueshme dhe duke garantuar barazinë para ligjit,” tha Xhafaj.

Ai shtoi se statusi profesional i prokurorëve duhet të forcohet, duke vlerësuar punën e tyre në kushte të vështira dhe nën presion:

“Kam një respekt të veçantë për punën e prokurorëve tanë që përballen me ngarkesë dhe kushte të vështira infrastrukture. Janë në vijën e parë të përballjes me krimin dhe presionin. Që në momentet e para të hartimit të reformës, kam mbështetur me forcë forcimin e statusit profesional, garanci për pavarësinë, karrierën dhe mbrojtjen e integritetit institucional.”

Deputeti socialist kritikoi gjithashtu rrjedhjen e sekretit hetimor në media, duke e cilësuar këtë si të papranueshme:

“Përdorimi i medias për të nxjerrë sekret hetimor është i papranueshëm. Gjyqtari dhe prokurori duhet t’i shërbejnë institucionit publik përmes ligjit dhe jo karrierës personale. Jemi pak të vonuar, duhet ndërhyrje përmes mekanizmave ligjor ose me propozime të reja ligjore.”

Xhafaj nënvizoi se, megjithë progresin e arritur me SPAK dhe GJKKO, sfidat për sistemin e drejtësisë mbeten, dhe se nevoja për përmirësime ligjore dhe mbrojtje të pavarësisë së prokurorëve është më e domosdoshme se kurrë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat