back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për shkarkimin e Niko Peleshit

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për shkarkimin e Niko Peleshit

Në seancën plenare të së enjtes, Parlamenti rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me 79 vota kundër dhe 10 pro.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Peleshi theksoi se nuk ka shkelur Kushtetutën, por ka vepruar në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Ai shtoi se arsyeja e vërtetë e procedurës nuk është shkelja e ligjit nga ana e tij, por sjellja antagoniste politike dhe mungesa e angazhimit të palëve për një sjellje të qëndrueshme politike.

“Para pak javësh ndodhi një ngjarje e rëndë. Një gjyqtar u qëllua për vdekje, dhe më pas pati reagime në rrjete sociale që shprehën solidarizim me autorin. Mbase pyesni se çfarë lidhje ka kjo me shkarkimin tim. Do zbuloj shkakun e vërtetë të kësaj procedure, që nuk jam unë. Problemi nuk jam unë, por mungesa e vullnetit për tu angazhuar në një sjellje politike,” deklaroi Peleshi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat