KreuAktualitetProgres-raporti i BE-së: Rama premton avancim të vendit drejt anëtarësimit

Progres-raporti i BE-së: Rama premton avancim të vendit drejt anëtarësimit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, mbajtën një konferencë për shtyp pas publikimit të progres-raportit nga Samiti i Zgjerimit të BE-së në Bruksel.

Rama u shpreh se qeveria shqiptare nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. “Grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces, sepse nuk ka shkuar për të mësuar aty çfarë duhet bërë, por ka qenë i përgatitur gjatë epokës së sfidave për Shqipërinë. Sot, ne dimë shumë mirë detyrat tona,” tha kryeministri.

Ai theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që përdor Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar adaptimin e trupit ligjor të BE-së në ligjet e Republikës së Shqipërisë. Rama falënderoi gjithashtu dy ministret që sipas tij kanë kontribuar ndjeshëm në përparimin e procesit.

“Raporti i BE-së tregon qartë arritjet dhe problemet që duhet të adresojmë. Shqipëria ecën vendosmërisht në drejtimin e duhur dhe detyrat për të arritur objektivin e vitit 2027 janë të qarta,” shtoi ai.

Kryeministri nënvizoi se puna e qeverisë ka përfshirë të gjithë qytetarët, pa dallim për mbështetës e kundërshtarë, dhe se integrimi europian mbetet prioritet absolut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat