back to top
25.1 C
Tirana
E diel, 28 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetMërtiri: Protestat e Berishës shërbejnë për të shmangur përgjegjësinë

Mërtiri: Protestat e Berishës shërbejnë për të shmangur përgjegjësinë

Analisti politik Ergys Mërtiri ka komentuar thirrjet për protesta të paralajmëruara nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ato kanë si qëllim kryesor shmangien e përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Mërtirit, Berisha nuk ka bërë ende një analizë publike mbi humbjen e zgjedhjeve, nuk ka dhënë shpjegime për rezultatin e dobët të partisë dhe nuk ka reaguar me protesta për këtë çështje.

“Berisha është i detyruar të bëjë protesta për disa arsye. Ka një humbje të thellë në 11 maj për të cilën akoma nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka reaguar,” tha Mërtiri në RTSH1.

Analisti gjithashtu kritikoi ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, duke theksuar se gjatë kohës kur foli për manipulimin e zgjedhjeve, ai nuk ndërmori asnjë veprim për t’i mbrojtur ato dhe nuk organizoi protesta.

“Ky tashmë kanë kaluar gati 7 muaj dhe nuk ka bërë protesta deri tani, duke qëndruar në kontradiktë me vetveten. Demokratët e shohin si mjeshtër të protestave, por premtimi për të rrëzuar Edi Ramën nuk është realizuar,” shtoi Mërtiri.

Sipas tij, problemet e brendshme në Partinë Demokratike dhe mungesa e llogaridhënies për humbjen e zgjedhjeve e shtyjnë Berishën drejt organizimit të protestave.

“Protestat nuk bëhen për të rrëzuar Edi Ramën, por për të adresuar problemin e brendshëm që mbetet i pazgjidhur. Problemi kryesor është se ai nuk ka dhënë llogari për zgjedhjet dhe kjo krijon kontradiktë në perceptimin publik,” përfundoi Mërtiri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat