Taulant Xhaka beson se Kombëtarja shqiptare do të sigurojë kualifikimin për në “Play Off”-in e Botërorit duke grumbulluar 4 pikë në dy sfidat e fundit.
Ish-mesfushori i kuqezinjve ka folur tashmë si një trajner i ri, teksa u pajis me licencën UEFA B nga Departamenti i Edukimit në FSHF.
Rrugëtimin e ri si trajner, Xhaka shpreson ta ndajë në të ardhmen me vëllanë e tij, Granitin, i cili po shkëlqen në Premier Ligë.
Edhe ish-sulmuesi kuqezi, Ahmed Januzi, ka besim se kuqezinjtë do të vazhdojnë rrugëtimin pozitiv.



