Kryeministri Edi Rama është filmuar këtë të enjte gjatë vizitës së tij në Itali, teksa duket i acaruar gjatë një bisede telefonike. Nga pamjet e publikuara nuk dihet identiteti i bashkëbiseduesit nga ana tjetër e linjës, por Rama shihet duke folur me zë të lartë dhe duke shfaqur irritim.
Në një pjesë të bisedës, kryeministri dëgjohet duke thënë:
“Mbledhje grupi… Ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni…”
Rama po merr pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Romë. Në këtë takim pritet të finalizohen 16 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, pjesë e forcimit të lidhjeve bilaterale.



