back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShqipëri-Itali: Marrëveshje në energji, arsim dhe inovacion

Shqipëri-Itali: Marrëveshje në energji, arsim dhe inovacion

Kryeministri Edi Rama dhe homologja italiane Giorgia Meloni nënshkruan sot në Romë një sërë marrëveshjesh për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në fusha kyçe.

Marrëveshjet përfshijnë sektorë si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora dhe transformimi ekonomik.

Rama përmes një postimi në Facebook njoftoi se marrëveshjet synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe avancimin e projekteve strategjike që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë dhe Italisë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin e politikave strategjike mes dy vendeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat