back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPas skandalit në Onkologjik, qeveria vendos fond të posaçëm për barnat e...

Pas skandalit në Onkologjik, qeveria vendos fond të posaçëm për barnat e kancerit

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Spitalin Onkologjik, ku njoftoi se në buxhetin e vitit 2026 do të krijohet për herë të parë një fond i posaçëm për barnat e trajtimit të kancerit. Sipas tij, ky fond garanton furnizimin e vazhdueshëm të pacientëve me medikamentet e domosdoshme dhe eliminon mundësitë për mungesa apo abuzime, duke iu referuar skandalit të vitit të kaluar në këtë spital.

Rama e cilësoi situatën e zbuluar një vit më parë si “tronditëse”, por theksoi se transformimi i Shërbimit Onkologjik tashmë është i dukshëm dhe se investimet e reja synojnë të garantojnë trajtim dinjitoz për pacientët.

“Ajo që ndodhi në spitalin Onkologjik ishte tronditëse, por transformimi është i dukshëm,” u shpreh Rama gjatë vizitës.
“Ilaçet janë shumë të shtrenjta, dhe në buxhetin e 2026 kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për barnat kundër kancerit. Kjo do të thotë që njerëzit të mos kenë mungesa dhe askush të mos përfitojë siç ndodhi në atë situatë.”

Kryeministri theksoi se qeveria ka pasur dëshirën të mbulojë të gjitha barnat edhe më herët, por sipas tij, mundësitë financiare nuk e kanë lejuar.

“Nuk kemi dashur të mbulojmë gjithë barnat më parë? Të rrisim pensionet? Patjetër që kemi dashur, por nuk ka qenë mundësia,” shtoi Rama.

Me vendosjen e fondit të ri, qeveria synon ta bëjë trajtimin e pacientëve me kancer më të aksesueshëm dhe të shmangë çdo formë abuzimi që ka plagosur sistemin shëndetësor në të kaluarën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat