Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të shpallë të paligjshëm arrestimin e dy efektivëve të Komisariatit nr. 3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, duke mos caktuar asnjë masë sigurie ndaj tyre.
Prokuroria kishte kërkuar që të dy policëve t’u vendosej masë sigurimi “detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit, deri në sqarimin e rrethanave të hetimit. Por gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë.
Dy efektivët u proceduan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi kishin pajisur me vërtetim pune Muçi Shaljanin (alias “Sheqeri”), i cili humbi jetën në atentatin në Rinas.
Vendimi i gjykatës i kthen dy policët të lirë, ndërsa hetimet e prokurorisë vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.



