back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK thërret deputetin demokrat për “Eco Park”/ Bylykbashi flet pas daljes

SPAK thërret deputetin demokrat për “Eco Park”/ Bylykbashi flet pas daljes

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është paraqitur të martën në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku u mor në pyetje në cilësinë e kallëzuesit lidhur me çështjen e ashtuquajtur “Eco Park”.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Bylykbashi deklaroi se kallëzimi është bërë nga grupi i deputetëve të PD në mars të vitit 2024, duke e cilësuar këtë procedurë si një aferë të pastër korruptive. Sipas tij, SPAK ka vendosur ta bashkojë këtë kallëzim me një çështje tjetër të mëparshme të nisur kryesisht nga Prokuroria.

“Denoncimi për aferën e ‘Eco Park’ është bërë në mars 2024. Është bashkuar me një procedim tjetër të nisur më herët. Unë kam qenë një prej kallëzuesve bashkë me grupin e deputetëve të PD,” tha Bylykbashi.

Ai shtoi se kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në komision parlamentar, ka bërë të ditur se hetimi është në fazën përfundimtare.

Nga ana tjetër, Bylykbashi sqaroi se nuk ka marrë asnjë ftesë nga SPAK për çështjen e 21 janarit, duke hedhur poshtë zërat për një thirrje të mundshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat