back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKrim, korrupsion dhe zbulime sekretesh/ Sa u dënuan Oltion Bistri dhe prokurori...

Krim, korrupsion dhe zbulime sekretesh/ Sa u dënuan Oltion Bistri dhe prokurori Xhevahir Lita?

Pas më shumë se katër orësh në dhomë këshillimi, Gjykata e Posaçme shpalli sot vendimet për të pandehurit e parë në dosjen “Metamorfoza”, çështja e parë e SPAK që bazohet në komunikimet e aplikacionit të enkriptuar SKY ECC.

Behar Brajovic (Bajri) u shpall fajtor dhe u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg, përfituar nga ulja e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Edmond Preka mori 7 vjet burg, ndërsa Astmer Bilali u dënua me 5 vjet e 8 muaj burgim. Të tre janë gjetur fajtorë për grup kriminal dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje, duke përfshirë viktimat Kleant Musabelli, Dorian Duli, Genc Tafili dhe armikun e përbetuar të grupit, Ibrahim Lici.

Ish-shefi i forcës së posaçme operative, Oltion Bistri u dënua me 2 vite burgim për akuzën e zbulimit të akteve sekrete, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Masa e sigurisë për të u shua pasi e kishte shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Xhevahir Lita, ish-drejtues i Prokurorisë së Kukësit, u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim për zbulim të akteve sekrete, por rifitoi lirinë për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.

Gjykata vendosi që për Ardit Hasanbegajn dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka vendimi të shpallet më 2 dhjetor, pasi avokatët e tyre nuk kishin paraqitur ende argumentet e mbrojtjes.

Ky është rasti i parë kur në dosjen “Metamorfoza” të pandehurit gjykohen në një proces, por vendimet shpallen veçmas. Disa nga të pandehurit, si Pëllumb Gjoka, po gjykohen gjithashtu në një tjetër proces për vrasjen e Gjin Boricit në 2020 dhe krime të tjera të rënda.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat