back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetErgys Mërtiri: Berisha ka frikë nga 21 Janari/ "Ka fshirë serverat dhe...

Ergys Mërtiri: Berisha ka frikë nga 21 Janari/ “Ka fshirë serverat dhe penguar hetimet”

Çështja e “21 Janarit” vijon të rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, ka bërë deklarata të forta në adresë të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit për pengim të hetimeve dhe fshirje provash.

Mërtiri u shpreh se ish-kryeministri dhe aktualisht lideri i PD-së ka arsye të forta të ketë frikë nga hetimi i kësaj dosjeje, duke theksuar se përgjegjësitë e tij nuk janë zbardhur kurrë plotësisht.

“Berisha ka frikë për këtë çështje, sepse me sa duket është një dosje që e rëndon vërtet. Ka shumë gjëra për të cilat ai kurrë s’ka dhënë shpjegime”, u shpreh analisti.

Ai shtoi se nuk i takon atij të thotë nëse Berisha ka dhënë apo jo urdhër, pasi kjo është çështje hetimore, por nënvizoi se ndërhyrjet e tij në proces kanë qenë të qarta.

“Ai ka penguar prokurorinë të hetojë ngjarjen. Ai ka fshirë edhe serverat. Ai është përpjekur dukshëm të zhduke provat dhe për këtë duhet të japë llogari”, deklaroi Mërtiri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat