back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet50 milionë euro në Llogara?/ Rama: E njëjta histori si 450 milionë...

50 milionë euro në Llogara?/ Rama: E njëjta histori si 450 milionë eurot e inceneratorëve

Kryeministri Edi Rama foli sot për herë të parë në Kuvend për akuzat e opozitës lidhur me vjedhjen e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, duke e krahasuar këtë shifër me 450 milionë eurot e inceneratorëve, një çështje që sipas tij nuk figuron në asnjë dokument zyrtar.

“Dëgjova që me 450 milionë eurot e inceneratorëve mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve. Ky 450 milionë euroshi është aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por që e kujtoj përmes jush 7×7=52. Ky konstatim nuk figuron asgjëkundi në asnjë nga fashikujt e një çështje të hetuar prej vitesh, ku as 45 milionë euro nuk duken asgjëkund. Tuneli i Llogarasë, 50 milionëshi është si 450 milionëshi i inceneratorëve,” tha Rama.

Kryeministri vuri theksin te pavarësia e drejtësisë dhe refuzoi kritikat e opozitës:
“Sot pikërisht sepse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe nuk i referohen atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e koqe siç më thanë që kishit mbetur para dy netësh,” tha ai.

Rama komentoi gjithashtu edhe fondet e Bujqësisë dhe hetimet e OLAF:
“E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të Bujqësisë. OLAF i cili bën hetime për llogari të KE-së, për periudhën 2019-2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri, vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Holandë. Shuma e vendosur nga OLAF për vendet e tjera të BE-së, nga Italia te Bullgaria, Rumania, është 1 miliardë euro që sipas zyrës së tyre janë të keqadministruara. Duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt,” tha kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat