back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta e PD në Kuvend/ Cilat janë dy deputetet që nuk i...

Protesta e PD në Kuvend/ Cilat janë dy deputetet që nuk i kthyen kurrizin Ramës

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi sot një protestë simbolike gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama për buxhetin e vitit të ardhshëm në Kuvend.

Kur Rama u ngjit në foltore, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe i kthyen kurrizin kryeministrit, duke shprehur kështu mospajtimin e tyre me qeverinë dhe politikën fiskale.

Megjithatë, disa deputetë nuk ndjekën këtë metodë proteste. Greta Bardeli qëndroi e ulur përballë kryeministrit pa lëvizur, ndërsa Jozefina Topalli u duk se lëvizi pak nga karrigia, por nuk ia ktheu kurrizin.

Në një moment tjetër, dy deputetet u larguan nga salla e Kuvendit, ndërsa fjalimi i kryeministrit vazhdonte.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat