back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaHetime për pastrimin e parave/ Prokuroria sekuestron pasuri 3.5 milionë euro

Hetime për pastrimin e parave/ Prokuroria sekuestron pasuri 3.5 milionë euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka vendosur sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 3.5 milionë euro të shtetasit A.L. dhe subjektit ‘Rei Royal’ shpk, në kuadër të hetimeve mbi veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në total, janë sekuestruar 17 pasuri, përfshirë apartamente, njësi biznesi, garazh dhe truall. Masat e sigurisë janë vendosur me kërkesë të prokurorisë dhe me urdhër të gjykatës, si ‘Sekuestro Preventive’, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Dy pasuri të llojit “Pemëtore” me sipërfaqe 1000 m² dhe 600 m², në zotërim të shtetasve A.L.;

Truall me sipërfaqe 249.5 m²;

Dy apartamente me sipërfaqe 126.6 m² dhe 143.7 m² në zotërim të shtetasit A.L.;

12 njësi biznesi të ndryshme, nga 42.45 m² deri 61 m², në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Një garazh me sipërfaqe 202 m² dhe njësi tjetër biznesi 220 m² në pronësi të ‘Rei Royal’.

Sekuestrimi është një masë preventive që synon të mbrojë efektet e procedimit penal nr.1329 të vitit 2022 dhe të sigurojë administrimin e pasurive të përfshira në aktivitetet kriminale.

Prokuroria e Vlorës thekson se këto masa janë pjesë e hetimeve për pastrimin e produkteve të veprës penale, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vazhdojë për përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat