back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShqipëria në pikë kthese/ Rezerva valutore të forta dhe borxh publik në...

Shqipëria në pikë kthese/ Rezerva valutore të forta dhe borxh publik në rënie

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar deklaratën përfundimtare pas misionit të Nenit IV në Shqipëri, i zhvilluar në Tiranë nga 4 deri më 14 nëntor 2025.

Sipas FMN-së, Shqipëria vazhdon të ketë një nga ritmet më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, inflacion të ulët dhe borxh publik në rënie, ndërsa reformat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian po avancojnë.

“Shqipëria gëzon një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, inflacion të ulët, borxh publik në rënie dhe rezerva të forta valutore. Duke u mbështetur mbi këto themele, vendi ndodhet në një pikë kthese, me qeverinë që po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030”, thuhet në raport.

FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5% në vitin 2025, e mbështetur kryesisht nga konsumi dhe sektori i turizmit, ndërsa inflacioni pritet të arrijë objektivin prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2026.

Megjithatë, FMN paralajmëron se Shqipëria, si shumë vende të tjera evropiane, përballet me presione të shpenzimeve publike, të cilat nëse nuk adresohen tani, mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë fiskale në afat të mesëm.

Dokumenta bashkëngjitur

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat