back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuSportiBilanci i përballjeve me Poloninë/ Vetëm dy fitore kuqezi në 15 ndeshje

Bilanci i përballjeve me Poloninë/ Vetëm dy fitore kuqezi në 15 ndeshje

Shqipëria dhe Polonia do të përballen sërish në një sfidë delikate në Play Off e Kupës së Botës. Dy kombëtaret janë takuar 15 herë deri më sot, duke krijuar një rivalitet ku padiskutim dominon përvoja dhe tradita e polakëve, por ku kuqezinjtë kanë ditur të lënë edhe gjurmët e tyre.

Në këto 15 ndeshje, Shqipëria ka arritur 2 fitore, një prej të cilave historike, që vazhdon të kujtohet nga tifozët si dëshmi e potencialit kuqezi. Po ashtu janë regjistruar 3 barazime, ndeshje ku Shqipëria ka treguar karakter, disiplinë dhe aftësinë për të sfiduar një kundërshtar të fortë në skenën europiane.

Megjithatë, në pjesën dërrmuese të sfidave, Polonia ka dalë fituese, me 10 fitore ndaj kuqezinjve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat