Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Pas debatit gjatë mbledhjes së degës Paskuqan-Kamëz, Anila Aliaj ka njoftuar se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike.
Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Aliaj tha se përjashtimi erdhi pasi shqetësimet e saj nuk u morën parasysh nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.
Aliaj shtoi se, pavarësisht vendimit, ndihet e mbështetur nga qytetarët dhe se do të vazhdojë të përfaqësojë bindjet dhe angazhimin e saj brenda partisë.
Mbledhja e degës Paskuqan-Kamëz dhe vendimi për përjashtimin e saj kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe mbështetësve të PD-së, duke nxjerrë në pah tensionet brenda strukturave të partisë.




